Telegrafi

Kufiri i ri prej 10 mijë shkronjash nga Twitter Blue i kthen ‘cicërimat’ në ese

Abonentët e Twitter Blue tani kanë një kufi të ri maksimal të cicërimës prej 10 mijë shkronjave dhe mbështetje për formatimin e tekstit në “bold” dhe “italic”.

Njoftimi vije vetëm disa javë pasi që kufiri i shkronjave u ngrit fillimisht nga 280 në 4 mijë të tilla gjatë muajit shkurt.

Përderisa rritja e fundit dhe veçoritë shtesë të formatimit, duket se janë dizajnuar për të ndihmuar Twitter-it për të garuar me platformat e buletineve sikurse Substack – cila së fundmi e ka gjetur veten në tërthoren e Elon Musk, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që Twitter ka prezantuar veçori të shkrimit në forma të gjata. Kompania në fjalë – gjatë udhe heqësisë së mëparshme – ishte duke testuar veçorinë e re “Notes” për shkrimtarët, dhe gjithashtu në vitin kishte blerë kompaninë e buletineve “Revue”, e cila shërbente si rival ndaj Substack. Të dyja këto programe ishin hedhur poshtë nga Musk.

Twitter ka një betejë të vështirë për të luftuar nëse dëshiron që të shmangë trashëgimin e saj si një platformë e blogimit në formë të shkurtër. Përderisa disa kreatorë kanë shprehur interesim mbi veçoritë e reja të formave të gjata, shumë përdorues ditor të Twitter duket se janë të ngurruar për të lexuar përtej copëzave të tekstit të kësaj platforme.

Të dhënat e raportuara nga The Information tregojnë se Twitter Blue ka vështirësi në tërheqjen e abonentëve, me shërbimin i cili vlerësohet të ketë rreth 290 mijë abonentë global, apo vetëm 0.1 për qind të 250 milionë përdoruesve aktivë ditorë vitin e kaluar, një shifër kjo e raportuar nga Twitter. /Telegrafi/