Abonentët e Twitter Blue tani kanë një kufi të ri maksimal të cicërimës prej 10 mijë shkronjave dhe mbështetje për formatimin e tekstit në “bold” dhe “italic”.
Njoftimi vije vetëm disa javë pasi që kufiri i shkronjave u ngrit fillimisht nga 280 në 4 mijë të tilla gjatë muajit shkurt.
Përderisa rritja e fundit dhe veçoritë shtesë të formatimit, duket se janë dizajnuar për të ndihmuar Twitter-it për të garuar me platformat e buletineve sikurse Substack – cila së fundmi e ka gjetur veten në tërthoren e Elon Musk, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.
We’re making improvements to the writing and reading experience on Twitter! Starting today, Twitter now supports Tweets up to 10,000 characters in length, with bold and italic text formatting.
Sign up for Twitter Blue to access these new features, and apply to enable…
— Write (@Write) April 14, 2023
Kjo nuk është hera e parë që Twitter ka prezantuar veçori të shkrimit në forma të gjata. Kompania në fjalë – gjatë udhe heqësisë së mëparshme – ishte duke testuar veçorinë e re “Notes” për shkrimtarët, dhe gjithashtu në vitin kishte blerë kompaninë e buletineve “Revue”, e cila shërbente si rival ndaj Substack. Të dyja këto programe ishin hedhur poshtë nga Musk.
Twitter ka një betejë të vështirë për të luftuar nëse dëshiron që të shmangë trashëgimin e saj si një platformë e blogimit në formë të shkurtër. Përderisa disa kreatorë kanë shprehur interesim mbi veçoritë e reja të formave të gjata, shumë përdorues ditor të Twitter duket se janë të ngurruar për të lexuar përtej copëzave të tekstit të kësaj platforme.
Të dhënat e raportuara nga The Information tregojnë se Twitter Blue ka vështirësi në tërheqjen e abonentëve, me shërbimin i cili vlerësohet të ketë rreth 290 mijë abonentë global, apo vetëm 0.1 për qind të 250 milionë përdoruesve aktivë ditorë vitin e kaluar, një shifër kjo e raportuar nga Twitter. /Telegrafi/
Looks like this! pic.twitter.com/npjEjqrvE7
— David Choi (@DavidChoiMusic) April 14, 2023