Ministrat nuk janë vetëm persona teknik dhe autokrat. E kuptoj që dy ose ministri mund të jenë autokrat apo ku kërkohet njerëz me zanate, por duhet ta ketë dhe profesionin adekuat, ndikimin në parti, legjitimitetin politik dhe mbështetjen politike.
Kështu, ka deklaruar në emisionin “Republika”, në Tribuna Channel, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
“E them shume hapur po flas për partinë time, dhe kur flas për Partine Demokratike mendoj që të tjerët kanë edhe më pak legjitimitet”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, nëse Partia Demokratike, merr përgjegjësinë që të jetë në një pozitë me përgjegjësi të plotë, le të sjellë disa njerëz që morën përgjegjësinë politike.
“Kur ka qenë zotëri Thaçi, ka qenë më lehtë, ai na ka arsyetu veprimin dhe mos-veprimin, ai e ka mbrojt legjitimitetin. Tash ky autoritet është shpërnda. Pra, duhet të kemi disa figura në Qeveri që zëvendësojnë këtë legjitimitet, që kur dalin me fol në Kuvend, grupi parlamentar i merr seriozisht, që kur shkojnë në kryesinë e partisë dalin njerëz që kanë ndikim në parti dhe që partia i sheh si aset të partisë”, ka thënë Kuçi.
Ai ka thënë se mendon që edhe LDK-ja len shumë për të dëshiruar.