Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se UÇK-ja është nëna e PDK-së, kurse, nëna e UÇK-së është Skenderaj e Prekazi.
Këto komente Kuçi i ka bërë gjatë një tubimi në Drenicë, ku ka folur për Fillimin e Ri.
“12 qershori do të jetë dita e fitores”, ka thënë ai. “Drenica do t’ia garantojë 61 deputetë koalicionit”.
Ndërkohë, në Drenicë kanë folur edhe Kadri Veseli e anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra.