Telegrafi

Kuçi u takua me ambasadorin suedez

Në këtë takim është biseduar për implementimin e marrëveshjes se arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, me ç’rast Ambasadori Wahlund shprehi bindjen e tij në implementimin e kësaj marrëveshje.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi ambasadorin për mbështetjen dhe ndihmën që ka dhënë në shumë procese të rëndësishme për Kosovën.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se Kosova dhe Suedia kanë marrëdhënie shumë të mira, ndërsa u tha se këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i mirë në mes të këtyre dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/