Telegrafi

Kuçi tregon se ku do ndërtohet qendra kulturore e stadiumi (Video)

Agron Kuçi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se tashmë kanë ndërtuar projektin për ndërtimin e qendrës kulturore.

“Kemi ndarë lokacionin dhe kemi hartuar projektin për ndërtimin e qendrës kulturore. Këtë vit MKRS-ja e ka shti në planifikim të buxhetit dhe do të jetë një projekt 2 vjeçar që do të përkrahet nga MKRS”, ka thënë Kuçi.

Ai ka shtuar se janë edhe tri projekte tjera për palestra sportive, ku ka treguar se kanë ndarë edhe lokacionin për ndërtimin e një stadiumi. /Telegrafi/