Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar në emisionin “Republika” me Dardan Gashin në Tribuna Channel, se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është dënuar në mënyrë absurde.
Kuçi ka thënë se në asnjë vend në botë askush nuk dënohet me llafe të kafeve, duke shtuar se nuk ka askund aktgjykim pa prova .
Ai ka shtuar se beson që Gjykata e Apelit do ta merr vendimin korrekt duke thënë se nuk ndërhyn në vendimet e gjykatave.