“Mendoj se duhet të tërhiqem nga posti i ministrit të Drejtësisë. Por, kjo nuk nënkupton se do të tërhiqem nga politika”, tha Kuçi.
Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi ka thënë se Kadri Veseli ka kapacitetin njerëzor, intelektual, moral dhe politik për ta udhëhequr këtë parti politike.
Ai në intervistë për ‘Epokën e Re’ tha se do ta vazhdojë rrugën në të cilën Thaçi dhe të tjerët e sollën PDK-në si parti të parë dhe prijëse të proceseve të rëndësishme për vendin.
Kuçi ka thënë se në garën për kryetar të PDK-së mund të konkurrojë çdo anëtar i saj.
Kuçi ka folur edhe për riformatimin e kabinetit qeveritar dhe largimin e tij nga Ministria e Drejtësisë.
Tha se nëse ndodh riformatimi i kabinetit qeveritar, duhet të ndodh në të dyja këndet politike, edhe në PDK, edhë në LDK.
Kuçi ka bërë me dije se më nuk do ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
“Mendoj se duhet të tërhiqem nga posti i ministrit të Drejtësisë. Por kjo nuk nënkupton se do të tërhiqem nga politika”, tha Kuçi.