Site icon Telegrafi

Kuçi: Të respektohet vullneti i qytetarëve

Në vendet ku ende nuk janë dhënë koncesione, të bëhet kompromis midis vullnetit të qytetarëve dhe investitorëve potencial, tha sot ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me minierat në rajonin Gjevgjeli-Vallandovë, Kuçi theksoi se zëri i popullit duhet të dëgjohet edhe në vendet për të cilat veç më janë dhënë koncesione, por duhet të respektohen edhe investitorët të cilës, sipas tij, i kanë plotësuar obligimet e tyre dhe kontribuojnë për përmirësimin e ekonomisë, njofton AIM.

‘Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shikojmë nëse koncesionerët i kanë përfunduar të gjitha obligimet e tyre dhe nëse është në pajtim me Ligjin për lëndët minerale dhe ligjet të cilat janë nën kompetencat e MMJ-së’, theksoi Kuçi pas promovimit të SHL trajnuesve të çertifikuar në turizëm. /Telegrafi/

Exit mobile version