Telegrafi

Kuçi takoi drejtorët e institucioneve korrektuese

Në këtë takim u diskutua për menaxhimin e punëve dhe detyrave që dalin nga ligjet dhe rregulloret me të cilat funksionojnë institucionet korrektuese, ndërsa u potencuan vështirësitë me të cilat ballafaqohen këto institucione, si dhe u paraqiten prioritete e tyre për vitin kalendarik 2013.

Kuçi pasi potencoi konsolidimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, kërkoi angazhim edhe më të madh me qëllim të eliminimit të gjitha dukurive negative dhe tejkalimin e vështirësive eventuale.

Po ashtu, ministri Kuçi ofroi mbështetjen e plotë për stafin udhëheqës të SHKK-së, për rritje të efikasitetit në punë, gjithnjë duke u bazuar në ligj.

Drejtorët e institucioneve korrektuese premtuan për një angazhim më të madh në të ardhmen, me qëllim të eliminimit të gjitha dukurive negative dhe vështirësive në punë. /Telegrafi/