Site icon Telegrafi

Kuçi-Shanavi: Maqedonia ka imazh pozitiv në Egjipt

Mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në sferën e turizmit, energjetikës, tregtisë dhe mineraleve ishin temat kryesore në takimin e sotëm të ministrit të Ekonomisë, Driton Kuçi dhe delegacionit nga Republika Arabe e Egjiptit, i kryesuar nga ambasadorja e Egjiptit në Maqedoni, me seli në Sofje, Manal Xheina El Shinavi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, u diskutua për mundësimin e lëshimit të një linje fluturimi që do të kontribuonte në rritjen e numrit të turistëve në të dyja vendet, duke nënvizuar nevojën e takimeve mes kompanive dhe operatorëve turistikë nga të dy vendet për të promovuar atraksionet turistike.

Ndërsa Ambasadorja El Shinavi tha se Maqedonia në Egjipt është e njohur si vend me atraksione të bukura natyrore për tu vizituar duke shtuar se edhe njerëzit që nuk e kanë vizituar asnjëherë Maqedoninë kanë mendim pozitiv sepse i tillë është krijuar imazhi nga ata që kanë vizituar atë. Në kuadër të delegacionit, ishte edhe shefi i zyrës tregtare të Egjiptit për Evropën Lindore,me seli në Bukuresht-Rumani, Rauf Abdel Rahman dhe këshilltari politik Mohamed Mohsen Amin./Telegrafi/

Exit mobile version