Telegrafi

Kuçi reagon pas letrës së Tadiq

Kuçi tha se çështja e gjashtëpikëshit për Kosovën është e përfunduar dhe ajo do të zbatojë vetëm aktet e veta juridike dhe ligjet e saj në tërë territorin e Kosovës.

Deklaratat e zëvendëskryeministrit pasuan një letër të presidentit serb Boris Tadiq, dërguar sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-Moon, me të cilën kërkohet përcaktimi i një agjende për fillimin e zbatimit të planit gjashtëpikësh, që u miratua në Këshillin e Sigurimit së bashku me një përgjigje katërpikëshe të Prishtinës zyrtare.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, tha se shtrirja e Misionit Evropian për Drejtësi dhe Polici, EULEX, në gjithë territorin e Kosovës, është një simbolikë me perceptim pozitiv për qytetarët e Kosovës.

Por, Kuçi ka bërë me dije se çdo shmangie nga qëndrimi apo tendenca për të shtrirë autoritetin në tërë territorin e Kosovës, shënon shmangie nga misioni i EULEX-it dhe kjo do të rishqyrtohet seriozisht.

Ndërkohë, autoritetet ndërkombëtare kanë bërë me dije se misioni i EULEX-it duhet të zbatojë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon, dhe kanë paralajmëruar mundësinë e bisedimeve të nivelit teknik mes Prishtinës e Beogradit rreth tij. /bbc/