Telegrafi

Kuçi priti në takim zëvendësshefin e EULEX-it, Bend Thran

 

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherit ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në takim zëvendësshefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, që është edhe ushtrues i detyrës së Shefit të Misionit,  Bernd Thran.

“Kuçi njoftoi fillimisht Thran për të gjitha veprimet ligjore që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë për zbatimin e marrëveshjes në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, për vazhdimin e mandatit të Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Në takim, zëvendëskryeministri Kuçi shprehu përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin me EULLEX-in sipas mandatit të ri, duke pasur parasysh qëllimin e përbashkët, që është forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë, përmes ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të Kosovës dhe shfrytëzimit të ekspertizës së stafit të EULEX-it”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë takimit u diskutua edhe për modalitetet e bashkëpunimit në mes të EULEX-it dhe institucioneve kompetente të gjyqësorit, duke shprehur gatishmërinë e dyanshme për përmbushjen e mëtutjeshme të reformave në drejtësi./Telegrafi/