Site icon Telegrafi

Kuçi pret ambasadorin e Italisë, diskutojnë për integrimin e Kosovës në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë, Piero Sardi.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi e njoftoi ambasadorin Sardi për zhvillimet aktuale në vend dhe e falënderoi për përkrahjen që Italia po jep në vazhdimësi për Kosovën, veçmas në mbështetjen në proceset eurointegruese.

Zëvendëskryeministri Kuçi po ashtu ka falënderuar Italinë dhe ambasadorin për mbështetjen e tri prioriteteve të Qeverisë, integrimin në Bashkimin Evropian, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Zëvendëskryeministri Kuçi, ka kërkuar bashkëpunim edhe më të ngushtë në implementimin e masave të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, theksoi rëndësinë e implementimit të masave të dala nga MSA-ja, duke e konsideruar si një instrument të rëndësishëm për reformim dhe integrim në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Kuçi dhe ambasadori Sardi, në aspektin bilateral, diskutuan edhe për shtimin e përpjekjeve për bashkëpunim të thelluar në fushën e ekonomisë, me theks të posaçëm në krijimin e mundësive për tërheqjen e më shumë investimeve italiane në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version