Telegrafi

Kuçi: Nuk ka vend për panik nga bllokada në Evzoni

Kamionët që transportojnë naftë nga Greqia për në Maqedoni kanë ngelur të bllokuar në pikën doganore Evzoni. Pas shqetësimit të shoqatës së Transportuesve “Makam-Trans” se vendi do të ngelet pa naftë, nëse vazhdon bllokada e bujqve grek, nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore të Naftës thonë se nuk ka vend për shqetësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi theksoi se nuk do të vijë puna për shfrytëzimin e rezervave shtetërore. Ai deklaroi se nuk ka intenca që gjendja të bëhet alarmante

“Nuk ka edhe aq intenca për gjendjen alarmante, pasi që nga pika kufitare edhe në Bullgari dhe mund të vijnë prej andej. Por, ne nuk duam që kompanitë në fjalë të kenë kosto të shtuar dhe të harxhojnë në kohë. Shpresojmë që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje, e cila do të jetë në dobi të gjithë qytetarëve, pasi që jo vetëm nafta, por ka edhe shumë produkte tjera që po bllokohen dhe kjo shkon në dëm të ekonomisë së shtetit”, deklaroi ministri Kuçi.