Telegrafi

Kuçi: Nuk e shkarkojmë Krasniqin

Sipas tij, ndryshimet nuk janë logjik e partisë së tij, pasi, siç është shprehur, PDK-ja nuk bënë ndryshime spektakolare.

Kur ka folur për kryeparlamentarin, Kuçi është shprehur shumë i bindur se Krasniqi, pozitën, në të cilën është, e ka me shumë merita, duke thënë se ai ka bërë shumë për partinë por edhe për vendin.

“Këta zëra nuk janë të vërtetë. Në kryesinë e partisë së PDK-së asnjëherë nuk është diskutuar për ndonjë ndryshim të tillë. Nuk jemi parti që bëjnë ndryshime të tilla spektakolare. Kryetari i Parlamentit e ka atë vend të merituar për kontributin që ka dhënë për PDK-në dhe për Kosovën. Nuk është logjika jonë që të luaj me emra aty këtu”, ka thënë ai.

Kuçi ka pohuar se Krasniqi ka dhënë kontribut në parti, por edhe për vendin duke shprehur besimin e tij se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/