Telegrafi

Kuçi nuk e di sa mjete do të ndahen për festimin e Pesëvjetorit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ende nuk ka një shumë të caktuar se sa mjete do të shpenzohen për këtë përvjetor, derisa sipas tij, do të jenë të ftuar edhe personalitete të ndryshme ndërkombëtare, sidomos ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj, transmeton KTV.

Sipas Kuçit, këtë e ka marr përsipër Ministria e Punëve të Jashtme. Ndërkohë, aktivitetet dhe organizimet do të nisin që nga 15 shkurti dhe do të përfundojnë me datë 17 me hedhjen e fishekzjarrëve në qendër të Prishtinës. /Telegrafi/