Telegrafi

Kuçi në takim në Këshillin e ministrave pranë Komunitetit të Energjisë

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi do të marrë pjesë në Takimin e 14-të të Këshillit të Ministrave të Energjisë, e cila do të mbahet sot në Sarajevë, BeH, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, do të diskutohet për projektet me interes të përbashkët, implementimi i marrëveshjes së Komunitetit të Energjetikës, implementimi i direktivave të mjedisit jetësor, si dhe për nisma rajonale dhe anëtarësimin e Gjeorgjisë në marrëveshjen për themelimin e KE. /Telegrafi/