Është raportuar sot se Abelard Tahiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Drejtësisë. Por ky lajm deri më tani mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht pasi që as Tahiri e as zyrtarë të Qeverisë nuk e kanë konfirmuar.
Po ashtu mediat kanë raportuar se pozitën e Tahirit mund ta zëvendësojë njeriu i cili për disa vjet ishte në krye të këtij dikasteri, Hajredin Kuçi.
I kthyer tërësisht jetës akademike si profesor, Kuçi ka mohuar një gjë të tillë.
“Unë e kam mbyllur atë kapitull qysh moti. Po të doja të jem në atë pozitë që kam qenë nuk do të tërhiqesha”, tha Kuçi për KosovaPress.
Ai tha se, jo vetëm në krye të Ministrisë së Drejtësisë, por nuk do të kthehet në asnjë pozitë në Qeveri./Telegrafi/