Telegrafi

Kuçi: Kosova e ka planin për zbatimin e marrëveshjes

Ai tha se ky plan parasheh në mënyrë të qartë veprimet kohore që duhet të ndërmerren, sikurse edhe akterët që duhet të ketë rol në implementimin e marrëveshjes.

Sipas Kuçit, ky është plan praktik dhe i zbatueshëm jo vetëm në kuptimin e vullnetit, por edhe të kapaciteteve të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se edhe për bashkërendimin e këtij plani me planin që do ta paraqes pala serbe, do të ketë dialogim, por, siç tha ai, e rëndësishme është që vijat e trasha të implementimit të marrëveshjes tashmë janë përcaktuar.

Sa i përket asaj se sa do të arrihet të implementohet marrëveshja në veri duke pasur parasysh kundërshtimin e serbëve atje, Kuçi shprehu besimin e plotë në aktivitetet e shtuara të KFOR-it dhe EULEX-it në veri, por edhe në praninë më të madhe të institucioneve të Kosovës, megjithëse tha se nuk duhet të krijohet iluzion se gjërat mund të lëvizin lehtë. /Telegrafi/