Telegrafi

Kuçi dhe Banks diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Steve Banks.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe Banks, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Kuçi, e njoftoi për progresin e arritur në proceset euro-integruese, për punët që po bëhen për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi dhe shefi i Zyrës Politike dhe Ekonomike, Banks, konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat e interesit të përbashkët, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit. /Telegrafi/