Telegrafi

Kuçi: Brenda qershorit shpërbëhen strukturat ilegale të sigurisë

Pjesëtarët e këtyre mekanizmave, sipas tij, nuk do ta kenë me tapi vendin në strukturat shtetërore të Kosovës.

Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë, në një prononcim për “Kohën Ditore”, ka shprehur bindjen që pas dy muajsh edhe strukturat ilegale të drejtësisë do të integrohen në sistemin shtetëror.

E ka thënë këtë tek ka folur për planin e implementimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka treguar se plani implementues që ka Kosova shumë shpejt do të harmonizohet me Brukselin zyrtar.

“Plani jonë implementues, i cili duhet të harmonizohet, parasheh veprime konkrete brenda 90 ditëve, ndërsa rezultate të prekshme para fundit të qershorit”, i ka thënë gazetës Kuçi. /Telegrafi/