Telegrafi

Kuçi adresoi sfidat e gjyqësorit drejtë reformës

Në takim u bisedua për koordinimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë për reformimin e këtij sistemi në përgjithësi, me thekës të veçantë për sfidat me të cilat po ballafaqohen institucionet e sistemit të drejtësisë, pas fillimit të punës me sistemin e ri të organizimit.

Në takim u vlerësua si i nevojshëm trajnimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve. Lidhur me këtë, Kuçi shprehu mbështetjen e tij dhe të Ministrisë së Drejtësisë për fillimin e trajnimit për përgatitjen sa më të mirë të gjyqtarëve, prokurorëve e policëve, në mënyrë që puna e tyre të jetë konform ndryshimeve që janë bërë.

Po ashtu, u bisedua për koordinim sa me të madh me EULEX-in, që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë shërbime sa më të mira dhe me efikase në fushën e drejtësisë.

Ministri Kuçi edhe një herë shprehi gatishmërinë e tij për të mbështetur kërkesat e organeve të gjyqësorit, në mënyre që të mundësohet një reformim sa më i mirëfilltë dhe i lehtë për institucionet dhe qytetarët. /Telegrafi/