Telegrafi

Kubica do të qëndrojë te Renault

Njëri nga pilotët më të vlerësuar në garën prestigjioze automobilistike, sipas kontratës së tij, kishte të drejtë të largohej nëse skuderia nëse ajo nuk ishte plotësisht pronë e Renaultit.

Mirëpo, polaku ka vendosur të qëndrojë gjatë vitit 2010, pasi ka biseduar me grupin e investitorëve Genii Capital nga Luksemburgu, të cilët posedojnë 75% të skuadrës.

Menaxheri i Kubicas, Daniel Morelli, ka thënë për BBC Sport, se klienti i tij dëshironte ta qartësojë situatën e re. Ndërsa i pyetur në mënyrë direkte nëse Kubica do të vozisë Renaultin në vitin 2010, Mirelli u përgjigj shkurt: “PO”. /Telegrafi/