Site icon Telegrafi

Kubani mbështjell cigaren 43.38 metra të gjatë

65-vjeçari Castelar me mbështillje të cigareve merret që 50 vjet dhe periodikisht thyen rekordet e tij për gjatësinë e tyre. Deri më tani në Librin e rekordeve Guinness ka qenë me rekordin e vitit 2005, cigaren 20.41 metra të gjatë.

Jose Castelarit i janë nevojitur pesë ditë me nga 10 deri 12 orë pune për të mbështjell cigaren 43 metra të gjatë e cila, siç theksohet, nuk është e dedikuar për t’u tymosur.

Ai ka pranuar se nuk është duhanxhi me pasion dhe i mjafton një “cigare puro” në ditë.

Exit mobile version