Site icon Telegrafi

Kubani i mbijetoi pesë goditjeve të vetëtimës

Jorge Marquez nga fshati La Julia, në krahinën Las Tunas, në lindje të ishullit, tha se vetëtima për herë të parë e goditi më 5 gusht 1982, derisa po drejtonte traktorin: “Prej kësaj goditje pata marrë djegie në lëkurë dhe më patën rënë bllombat nga dhëmbët”, tha ai.

Pesë vjet më vonë më 1987, vetëtima e goditi dy herë, ndërsa një vit më vonë, edhe një herë tjetër, ndërsa goditjen e pestë e përjetoi më 1991.

Shtëpinë e tij vetëtima e ka goditur 15 herë për dy vjet. “Mendoj se unë jam si magnet. Personat që goditen nga vetëtima përndryshe vdesin, e unë sikur e pi këtë fuqi të Zotit, e më pas nuk ndiej ndonjë pasojë serioze”, thotë bujku.

Dy herët e para Marquezin e dërguan në spital pa vetëdije, por më pas as nuk e humbte vetëdijen, edhe pse ndjente dhimbje të fortë në nyje dhe mushkëri.

Marquez thotë se kohë më parë ka lexuar që një roje pylli në Amerikë i ka mbijetuar shtatë goditjeve nga vetëtima. “Nëse ky është rekordi, atëherë skam fare dëshirë që ta thyej këtë rekord”, thotë ai duke u mahitur. /Telegrafi/

Exit mobile version