Site icon Telegrafi

Kubanezi mbështolli një cigare 81.8 metra

Castelar vendosi rekordin e tij të pestë në krijimin e cigareve më të gjata në botë. Atij iu nevojitën orë të tëra punë për ta mbështjellë cigaren, por ai pëlqen këtë “punë”.

“Kuba është vend i njohur për rritjen e duhanit dhe derisa të ekzistojë unë Kuba do ta ketë cigaren më të gjatë në botë”, tha 67 vjeçari për AP-në.

Castelar punoi për këtë cigare prej 25 prillit, çdo ditë nga tetë orë. Theu rekordin, sërish u regjistrua në librin e rekordeve Guinness, por nuk e ka ndërmend të ndalet. Qëllimi i tij është ta krijojë një cigare të gjatë 100 metra. Përndryshe, cigarja mund edhe të ndizet, por Castelar dëshiron ta shfrytëzojë për qëllime promovuese. /Telegrafi/
 

Exit mobile version