Telegrafi

Kuba zbulon arkivin e Hemingwayt

Arkivi përfshin foto, letra, dorëshkrime si dhe një epilog të papublikuar të romanit të tij “Për kë bien kambanat”. Të gjitha materialet janë ruajtur në qilarin e banesës së shkrimtarit në Havana dhe hedhin dritë mbi jetën e tij në ishull ku Hemingway qëndroi për 20 vjet.

Janë digjitalizuar kështu 3.194 faqe që u përkisnin rreth dy mijë dokumenteve dhe është hera e parë që ato mundësohen për publikun e gjerë.

Rreth një mijë dokumente të tjera presin të skanohen thonë autoritetet ndërsa rrëfejnë se bëhet fjalë dhe për mesazhe të koduara të dërguara drejt nëndetëseve gjermane që operonin përtej ishullit si dhe për 3.500 foto e nëntë mijë libra të cilat ruajnë ende shënimet e Heminguejit anas faqeve.

Kërkesat për kopjet elektronike do t’i drejtohen Këshillit të Trashëgimisë së Kubës. /alsat/