Telegrafi

Kuba nëntë ditë zi kombëtare për Fidel Castron

Autoritetet kubane dekretuan sot nëntë ditë zi kombëtare, disa orë pas vdekjes së babait të Revolucionit Kuban, Fidel Castro, në moshën 90-vjeçare.

Këshilli i Shtetit dekretoi me anë të një deklarate të shkurtër “nëntë ditë zi kombëtare”, që fillon sot deri të dielën më 4 dhjetor.

”Do të pezullohen gjithashtu të gjitha aktivitetet dhe spektaklet publike”, saktësoi organi më i lartë i ekzekutivit kuban.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 4 dhjetor në qytetin e Santiagos.