Site icon Telegrafi

Kuba në telashe, nuk ka letër tualeti

Kompania shtetërore Cimex, e cila furnizon Kubën me letër është dashur të deklarohet publikisht me një vërejtje.

“Kuba importon dhe prodhon letrën e vet të tualetit, mirëpo aktualisht nuk kemi lëndë të parë të mjaftueshme për prodhim”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë Cimex.

Për shkak të krizës ekonomike, Kuba këtë vit ka shkurtuar buxhetin dhe ka kufizuar importin. Në dyqane ka filluar të zhduket letra e tualetit, derisa hotelet do të duhet të gjinden vet në blerjen e këtij artikulli të nevojshëm.

Exit mobile version