Site icon Telegrafi

Kualiteti premium i karburantit Diesel Plus në të gjitha pikat shitëse të Italian Petrol

Italian Petrol në Kosovë për herë të parë në treg sjell karburantin për automjete “Diesel Plus” me kualitet superior dhe emetim të ulët të karbonit në mjedisin jetësor. Ky lloj karburanti për herë të parë do të jetë në dispozicion për të gjitha automjetet për të cilat cilësia vjen në radhë të parë.

Do të keni mundësinë të vëreni përfitimet nga kualiteti i “Diesel Plus” i importuar nga rafineritë e Shell – Greqi.

“Diesel Plus” është brenda gamës së produkteve të veçanta të IP për të përmirësuar performancën, në drejtim të konsumit të ulët të karburantit dhe ndotjes.

“Diesel Plus” është projektuar për të përmirësuar performanën e karburantit sidomos në :

Rritjen e numrit të cetanit

Cetani përcakton aftësinë e lëndës djegëse për ndezjen e saj dhe është një nga karakteristikat më të rëndësishme të lëndëve djegëse nga nafta. Rritja e numrit të cetanit tek karburanti “Diesel Plus” siguron djegie më të efektshme, duke rezultuar me rritjen e fuqisë,
reduktuar konsumin dhe lirim më të ulët të gazrave të dëmshme.

Aftësinë e rritur te lubrifikimit

Duke shtuar aditivin e ri multifunksional që gjithashtu përmban aftësinë e përmirësimit të lubrifikimit, sigurohet një mbrojtje më efikase të motorit kundër korrozionit, arrihet një performancë më mirë dhe punë të pazëshëm dhe të qetë e motorit.

Përparësitë tjera te “Diesel Plus” janë:

Konsumi i ulët dhe efikasitetit më të madh të motorit për shkak të përmbajtjes pastruese të aditivëve. Aditivët pastrojnë dhe ruajnë sistemin e injektimit dhe të sigurojë ndezje më të mirë të karburantit dhe djegie më efikase.

Zgjatë jetën e motorit në sajë të karakteristikave të aditivit antindryshk.

Zvogëlon zhurmën dhe përmirëson funksionimin e lehtë të motorit.

Shfrytëzim i përmirësuar në të gjitha kushtet, në sajë të mungesës së ndotjes mikro në karburant.

Redukton kohën e nevojshme për rimbushjen e automjetit, në sajë të kombinimit të veçantë të aditivëve anti-shkumë.

Mbrojtje e mjedisit si rezultat i reduktimit të lirimit të gazrave të dëmshme dhe grimcave./Telegrafi/

Exit mobile version