Telegrafi

Kualifikohet Stuttgarti

Gjermanët kanë shënuar fitore me rezultat 3-1 në Mercedes Benz Arena, për të siguruar pozitën e dytë në Grupin G me një pikë më shumë se kundërshtari i mbrëmjes së sotme që do të bëjë gara në Europa League.

Tre gola të shpejtë të shënuar nga vendasit- me anë të Ciprian Marica (5’), Christian Träsch (8’) dhe Pavel Pogrebnyak (11’)- i dhanë fund dilemës për fituesin, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Antonio Semedo (46’).

Përballja tjetër e këtij grupi, e zhvilluar vetëm për statistika, ndërmjet Sevillas dhe Rangers, përfundoi me fitoren minimale të andaluzianëve, ndërsa golashënues ishte Frederic Kanoute nga pika e bardhë (8’).

Nga ky grup kualifikohen Sevilla dhe Stuttgart, ndërsa Unirea Urziceni do të bëjë gara në Europa League. /Telegrafi/