Telegrafi

Kualifikohen katër kompani për investimet në ANP

Donat Alaj, këshilltar teknik për Partneritetin Publiko Privat shpjegon se në marrëveshje me koncensionarin parashihet zgjedhja e Inxhinierit të pavarur që do ti mbikëqyr investimet.

Sipas tij, nga pesë ofertues, në këtë garë janë kualifikuar katër kompani ndërkombëtare. “Për mbikëqyrjen e punimeve janë parakualifikuar kompania Scot Willson, Ae-Com, Hill International dhe Ineco”, pohon Alaj. Zgjedhja e këtij inxhinieri të pavarur, Alaj thotë se është kusht për fillimin e punimeve për zgjerimin e aeroportit. Ai thekson se sipas kontratës për partneritet publiko privat me konsorciumin “Limak-Lion” parashihet që punimet të zgjasin 900 ditë nga data e fillimit të tyre, raporton Qendra.info.

Për të evituar mundësitë e animit të mbikëqyrësit në vlerësimin e tij Alaj thekson se janë marrë vesh që shpenzimet për të ti kryejnë bashkë. “Pesëdhjetë për qind të shpenzimeve do ti paguaj autoriteti kontraktues që është komiteti ndërministror dhe pesëdhjetë për qind do ti paguaj koncesionari”, theksoi Alaj. /Telegrafi/