Telegrafi

Kualifikohen Egjipti dhe Nigeria

Të mërkurën mbrëma, ‘faraonët’ kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër Beninit, për të kryesuar në Grupin C me nëntë pikë.

Heronjtë e Egjiptit në këtë ndeshjes ishin Ahmed Al Muhammadi (7’) dhe Emad Moteab, të cilët vulosën fitoren që në pjesën e parë.

Ndërkohë, nga Grupi C është kualifikuar edhe Nigeria, duke mposhtur Mozambikun me rezultat 3-0, me golat e Osaze Odemwingie (45’ dhe 47’) dhe Obafemi Martins (86’). /Telegrafi/