Telegrafi

Kualifikimet për Gjirafa50 Masters League filluan, drejtpërdrejt tani në GjirafaVideo

Gjirafa50 Masters League, apo liga më e madhe rajonale në ‘e-sports’, përkatësisht në CS:GO, filloi me ndeshjet e para kualifikuese. Në ditën e parë, dhe përgjatë gjithë vikendit do të ndeshen më shumë se 100 ekipe, të cilët do të synojnë kualifikimin për Gjirafa50 Masters League, ku pas 15 javësh, ekipet fituese i pret shpërblimi më i madh ndonjëherë në ‘e-sports’ në rajon, prej 25.000 eurove.

Ndeshjet kualifikuese dhe të Gjirafa50 Masters League, duke përfshirë edhe ato që po zhvillohen sot, mund të ndiqen çdo vikend, në platformën online GjirafaVideo.

https://video.gjirafa.com/gjirafa50-mastersleague/gjirafa50-masters-league-kualifikimet-dita-1

Të gjitha ekipet e interesuara për pjesëmarrje që ende nuk kanë regjistruar ekipet e tyre, mund ta bëjnë atë duke klikuar KËTU. 

Gjirafa50 Masters League, e cila organizohet nga dyqani më i madh i teknologjisë në Kosovë, Gjirafa50.com, është liga më e madhe rajonale në ‘e-sports’, përkatësisht në CS:GO, me prize pool prej 25.000 eurove, dhe me 256 ekipe pjesëmarrëse nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Qëllimi i Gjirafa50 Masters League është që të rrisë dhe kultivoj komunitetin e gamingut në Kosovë dhe rajon, dhe të nxisë konkurrueshmërinë duke prodhuar lojtar dhe ndeshje të jashtëzakonshme.

Gjirafa50 Masters League, mbështetet nga sponzori gjeneral GoPlus Energy Drink, dhe sponzorët tjerë: Meridian Express, Patos, KFC, Reload, Steelseries, Besa Security.