Site icon Telegrafi

Kuajt shijojnë borën e freskët në Kanada

Kuajt nuk janë shqetësuar rreth pasojave të borës dhe temperaturave të ulëta por kanë gjetur kohë që ta shijojnë atë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga një shkollë kalërimi në Halifax, Kanada, ndërsa bora mbuloi pjesë të Nova Scotia më 9 dhjetor.

Si pasojë, disa shkolla u mbyllën dhe shërbimet e transportit publik u ndërprenë në Halifax.

Ky filmim, i shpërndarë nga Halifax Lancers, një shkollë jofitimprurëse kalërimi dhe qendër terapeutike, tregon kafshët që lëvizin në borën e freskët. /Telegrafi/

Exit mobile version