Telegrafi

Kuajt ngarkojnë edhe më shumë qarkullimin pranë shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë (Video)

Në një rrugë të ngjeshur në Prishtinë, para pak çastesh është shkaktuar edhe një tollovi më e madhe në trafik.

Në një video që ka siguruar Telegrafi, në rrugën pranë shkollës “Ismail Qemali” në “Bregun e Diellit”, janë parë të ecin disa kuaj të pashoqëruar.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur tollovia edhe ashtu shkaktohet nga prindërit që shkojnë të marrin fëmijët nga shkolla. /Telegrafi/