Të dhënat zyrtare të abduksionit tregojnë se kuajt në Kopshtin Zoologjik të Shkupit janë helmuar me helm me efekt të menjëhershëm.
Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit theksojnë se rezultatet e obduksionit janë dorëzuar në MPB dhe në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari për procedim të mëtejmë.
“Kopshi Zoologjik i Shkupit ka parashtruar kallëzim penal, kurse kryesi duhet të shihet pas kontrollimeve të të gjitha incizimeve të kamerave të sigurisë. E dënojmë ashpër këtë veprim të turpshëm dhe i bëjmë thirrje MPB-së dhe Prokurorisë që të veprojnë sa më shpejt në mënyrë që të dënohet kryesi”, thuhet në njoftimin e Kopshtit Zoologjik.
Kuajt e ngordhur në kopshtin zoologjik të Shkupit janë të llojit të kuajve Przewalski, raporton Telegrafi, i cili konsiderohet si një racë shumë e rrallë dhe e shtrenjtë me origjinë nga Mongolia.
Kuajt janë sjellë nga një park nacional nga Austria dhe deri vonë konsideroheshin si një specie e zhdukur në natyrë dhe vlera e tyre është e madhe./Telegrafi/