Për çdo janar, në qytezën San Bartolome de Pinares në Spanjë, banorët e guximshëm i kalërojnë kuajt nëpër flakë, në festivalin 500-vjeçar të njohur si Las Luminarias.
Tradita e lashtë spanjolle, zhvillohet për nderë të mbrojtësit të kafshëve, Saint Anthoni që shënohet në natën e 16 janarit, ditëlindjes së tij, transmeton Telegrafi.
Kjo ceremoni me zjarre dhe tym, besohet se i pastron kuajt dhe i mbron nga çdo sëmundje në vitet që vijnë.
Pamjet e mahnitshme i tregojnë kalorësit e maskuar, teksa lëvizin detyrojnë kuajt të lëvizin me shpejtësi nëpër rrugicat e ngushta. Deri në mesnatë, ata lëvizin edhe nëpër shumë ndalesa, ndërsa më pas fillojnë festimet me këngë dhe pije, deri në mëngjes.
Para se të fillojnë kalërimin nëpër flakë, kuajt lagen me ujë që të mos digjen, ndërsa banorët pretendojnë se kafshët tashmë janë mësuar dhe nuk i frikësohen flakëve.
Në anën tjetër, mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, pretendojnë se është ‘abuzim i pastër ndaj gjallesave të pafajshme’. Gjatë festimit të vitit të kaluar, organizatorët i kanë ftuar dy veterinerë dhe disa njohës të kafshëve, nga frika se mund të ndodhë ndonjë e papritur.
Origjina e vërtetë e Las Luminarias nuk dihet, por besohet se daton që nga mesjeta, ndërsa konsiderohet se është krijuar në kohën kur kafshët vdisnin prej sëmundjeve të pa pritshme dhe në mënyrë të pashpjegueshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/0lpRTHsl2ec