Përgatiti: Sadik Abdirahimi/ udhërrëfyes në Peaktrip
Ditë e veçantë me njerëz të mirë, duke filluar nga dielli i mëngjesit të Ditës së dielë e deri tek ujëvarat e mahnitshme të Leshnicës.
Rrugën të cilën e kalëruam ngeli shenjë e një përvoje të paharruar të Sharrit,
Shtegun të cilin zgjodhëm ishte preferencë e klientëve kurse e gjithë rrjedha e organizimit ishte nën kordinimin e guidave (udhërrëfyesve) të Peaktrip.
Pikënisja ishte nga Kodra e Diellit për tek stani i 1 Majit ku udhëtuam me automjete 4×4, pasi arritëm tek stani i 1 Majit, aty gjetëm kolonën e kuajve të cilët ishin të përgatitur dhe gati për kalërim, rruga zgjati 2 orë deri në Leshnicë, aty patëm një pauzë të vogël ku ndërkohë bashkërisht vendosëm që të bëjmë edhe një ecje të vogël prej 20 minutash vizitë njërës nga ujëvarat e bukura të Leshnicës të cilat njihen për nga bukuria e pikëndodhjes në thellësi të luginës si dhe temperaturës konstante të ujit në të gjitha stinët e cila nuk është më e ftohtë (e ngrohtë) se 5 gradë C.
Rruga e kthimit në drejtim të stanit të 1 Majit zgjati afër 1 orë e 40 minuta, ku pasi përfunduam rrugëtimin ndaluam tek stani për një degustim të ushqimeve tradicionale.
Por për gjithë ju që doni të përjetoni këtë eksperiencë ju nevojitet të keni vullnet dhe dashuri për malin si dhe energjinë e ngelur për të kthjellur veten nga obligimet e kaluara të një jave të lodhshme pune.
• Pikënisja: Kodra e Diellit 1800m
• Pika më e lartë: Stani 1 Majit 2000m
• Destinacioni: Lugina e Leshnicës 1450m
• Diferenca e ngjitjes: 350m
• Kohëzgjatja e shtegut (kthimi): 7h-8h
• Gjatësia e shtegut: 4.5 km
• Vështirësia e shtegut: 3/5
Paisjet e duhura:
-Veshje për kalërim
-Çantë shpine, pantalona të gjata, maica x2 (polyester material), bluzë, pallto ere (shiu), kaçketë dielli, syza dielli.
-Ushqim i rekomanduar
-ujë 2L, bombone, çokolada, ushqim për 1 vakt.