Site icon Telegrafi

Ku tjetër mund të përdoret llaku për thonj

Living Ju zbulon disa ide shumë të mençura dhe interesante.

Në shtëpi dhe garazh
• Me ndihmën e llakut për thonj mund të rregulloni kornizën e dritareve. Nëse keni plasaritje në dritare thjeshtë mbylleni me llak për thonj.
• Që plasaritjet në dërrasë të guacës të mos ndryshken derisa sa të rregulloni dërrasën, lyejeni me llak për thonj dhe nuk do të ketë shenja të ndryshkut.
• Nëse në veturën tuaj vëreni grithje të vogël thjeshtë gjeni nuancën e përshtatshme të llakut për thonj dhe lyejeni.
• Nëse ju ka plasur xhami në veturë, plasjen e më tejshme do ta të dy anët e plasjes ta lyeni me llak pa ngjyrë dhe ta leni të thahet në diell.
• Nëse jeni alergjik në aksesorë aq sa ju kap reaksion edhe nga pulla e xhinseve, këtë thjesht do ta ndalojë llaku, vetëm lyeni pjesën e brendshme të pullës që prek lëkurën me llak të thonjve.
• Që aksesorët të ju duken më bukur lyejini me llak pa ngjyrë. Jo vetëm që aksesorët do të marrin shkëlqim, por do të parandaloni edhe nxirjen e tyre.
• Mjeshtrit e syzeve kanë një trik se si vidave të liruara në syza t’ia zgjasin jetën. Thjeshtë i lyejnë me llak pa ngjyrë dhe nuk ka nevojë për të blerë kornizë të re të paktën edhe për disa kohë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version