Zinedine Zidane mori frymë lehtësimi të premten e kaluar kur Karim Benzema u stërvit normalisht me shokët e tij të Real Madridit.
Numri 9 kishte humbur dy javë me një problem të aduktorit dhe askush nuk e di se sa Los Blancos luftojnë për gola pa të më shumë sesa bën strategu francez.
Të dielën, Benzema u kthye për të shënuar golin e tij të 18-të të sezonit dhe të 13-të në La Liga në barazimin 1-1 në derbin e Madridit për të mbajtur Realin në luftën për titull.
Nuk ishte rastësi që Casemiro rrëmbeu asistimin, pasi braziliani kishte qenë kërcënimi më i madh i skuadrës në mungesë të francezit.
Casemiro e serveri topin për Benzeman, i cili arriti të shënonte në një port të hapur dhe ishte vetëm asistimi i tij i dytë i sezonit, megjithëse ishte golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës.
Dyshja ishin lojtarët e vetëm të aftë për të testuar Jan Oblakun të dielën, dhe portieri slloven bëri disa pritje bravoroze.
Lajmi i keq për Real Madridin është se sulmuesit e tjerë të tyre ende mungojnë. Nuk ka asnjë shenjë të Marco Asensios, Rodrgyos ose Vinicius, ndërsa Eden Hazard është ende i lënduar.
Tani për tani, vetëm Benzema dhe Casemiro janë duke siguruar gola për Real Madridin dhe natyrisht se kjo gjë është shqetësuese. /Telegrafi/