Telegrafi

Ku do të luajë heroi i Uellsit

Hal Robson-Kanu ka shënuar një prej golave më të rëndësishëm në histori të futbollit uellsian të shtunën, por e ardhmja e tij nuk është aspak e sigurt.

Pas 12 viteve te skuadra angleze Reading, sulmuesi nuk ka kontratë me ndonjë klub dhe është duke menduar për të ardhmen e tij, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

27-vjeçari ka refuzuar kontratën e re me Readingun dhe beson se mund të luaj në Ligën Premier.

Theksojmë se në 19 minuta si zëvendësues kundër Sllovakisë në ndeshjen hapëse të Uellsit në ‘Euro 2016’, ai u shndërrua në hero.

Mësoni të rejat për TRANSFERIMET

Qendërsulmuesi ishte mjaft aktiv gjatë asaj periudhe dhe shënoi golin me të cilin ka dërguar Uellsin në prag të kualifikimit në fazën nokaut, duke i siguruar fitoren 2-1.