Site icon Telegrafi

Ku do ta shikoni Arbana Osmanin? (Foto)

Më në fund Arbanën do ta shikoni për çdo javë. Ajo është një ndër moderatoret më të dashura dhe publiku e pret me padurim rikthimin e saj në këtë sezon.

Në Tetor nis zyrtarisht emisioni që do të drejtohet nga ajo “Dua të të bëj të lumtur”. Reklama për startimin e tij ka zbuluar surprizën për fansat e saj dhe ndërkohë që Shtatorit po i vjen fundi, po afron Tetori.

Ende ka mbetur surprizë data e nisjes së programit, por ndërkohë që e enjtja është e “Top Story”, e premtja është e “Top Show Magazine” dhe e diela është e “Portokallisë”, e shtuna mbetet dita më e mundshme dhe e besueshme për të transmetuar këtë program. Nëse kjo është e vërtetë atëherë pesë data janë të mundshme.

Arbanën do të mund ta ndiqni ose në datën 1, ose në 8, në 15, në 22, ose 29 Tetor.

Exit mobile version