Telegrafi

Ku shkojnë flamengot: Parajsa në Evropë, përsosmëri për zogjtë që magjepsin me elegancë

Këto ditë, zogjtë shtegtarë po përgatiten për shtegtimet e tyre të mëdha pranverore

Midis tyre janë flamengot e mrekullueshëm rozë, të cilëve veçanërisht u pëlqen të kalojnë dimrin në një ishull mesdhetar, ku jetojnë përkohësisht nga fillimi i nëntorit deri në fillim të marsit.

Liqeni i Kripur, afër Larnakës në Qipro, është një parajsë dimërore për flamengot rozë. Gjatë katër muajve që qëndrojnë aty, ata e bëjnë zonën tashmë plot ngjyra thjesht hyjnore, transmeton Telegrafi.

Ky liqen, me një sipërfaqe prej vetëm 2.2 kilometra katrorë, njihet gjerësisht për reflektimin që krijohet për shkak të ujit të qetë dhe shumë turistë nga e gjithë bota janë të kënaqur me këtë bukuri natyrore që krijohet nga “shkrirja” “e detit dhe qiellit, dhe kur atë ngjyrën rozë ia shtojnë flamengot, krijohen skena dhe foto të paharrueshme në sy që thjesht ju lënë pa frymë.

Pranë Larnakës, përgjatë rrugës që të çon në Aeroportin Ndërkombëtar atje, Liqeni i Kripur paraqet rrjetin prej katër hapësirash të tilla uji. Më i madhi është Aliki, pastaj Orfani, më pas Soros dhe Spiro.

Për shkak të rëndësisë së tij, është shpallur zonë natyrore e mbrojtur në rrjetin Natura 2000, sipas Konventës së Barcelonës për mbrojtjen e deteve dhe zonave bregdetare të Mesdheut dhe një zonë e rëndësishme për shpendët. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që rreth 12,000 flamingo mblidhen në pjesën qendrore të liqenit për shkak të karkalecave të kripur me të cilët ushqehen, por edhe për shkak të riprodhimit.

Liqeni mbushet me ujë në dimër, ndërsa në verë uji avullohet, por lë një shtresë kripe, sepse uji i detit depërton përmes shkëmbinjve midis liqenit dhe detit, duke e bërë ujin e tij shumë të kripur. Dikur kripa mblidhej nga ky liqen dhe ishte një nga artikujt kryesorë të eksportit nga Qiproja, por për arsye ekonomike korrja e kripës u ndërpre në vitin 1986.

Në bregun e liqenit të kripur ndodhet xhamia Hala Sultan Tekke, një nga vendet më të shenjta në Islamin Sunit, sepse ajo përmban varrin e Umm Haramit, një ndjekës i Muhamedit.

/Telegrafi/