Site icon Telegrafi

Ku nuk guxon t’ju PREKË kolegu, tezja, babai, por ku dikush me të cilin dëshironi SEKS!

Shkencëtarët e Oksfordit britanik dhe ata të universitetit “Alto” të Finlandës, të cilët në bazë të përgjigjeve të 1.300 të të anketuarve të të dy gjinive, kanë krijuar hartën unike të trupit të njeriut.

Ata me ngjyra kanë shënuar pikat të cilat janë të lejuara të preken, d.m.th., sipas shkallës së farefisnisë apo afërsisë me personin të cilin do të prekeshit, transmeton Telegrafi.

Sa më shumë që zona e trupit të jetë e ngjyrosur me ngjyrë të errët, aq më e pahijshme do të jetë prekja e pjesëve të trupit.

Meshkujve përgjithësisht më pak u pengon nëse ndokush i prek, mirëpo megjithatë e kanë të caktuar kufirin kur është fjala për miqtë e gjinisë së njëjtë. Gjithashtu, më me dëshirë do të lejonin që pjesët intime t’i prekte ndonjë femër e panjohur, se sa ndonjë kushëriri apo mik i tyre.

Kur është fjala për femrat, ato meshkujve të panjohur u lejojnë t’ua prekin vetëm duart, ndërsa pjesët e tjera të trupit të tyre janë zona të ndaluara. Ndërkaq, kur është fjala për shoqet, ato munden pothuajse tua lejojnë të gjitha, ndërsa shokëve assesi.

Sa më shumë të shkaktojë kënaqësi prekja e pjesëve të trupit, aq më shumë zgjedhim se kë do ta lejojnë që vërtet të na prekë. Për njerëzit është shumë rëndësi se kush i prek – ka thënë autori i hulumtimit Robin Danbar.

Studiuesit thanë se kultura kishte ndikim minimal tek rezultatet, sidoqoftë vihej re në disa raste. Psh, anglezët nuk ndiheshin mirë kur i preknin, ndryshe nga francezët, italianët, rusët apo finlandezët.

A ju ka ndodhur juve që dikush të ketë provuar që t’ju prekte ku nuk ishte dashur? Shkruani një koment! /Telegrafi/

 

Exit mobile version