Site icon Telegrafi

Ku ndodhen dhe sa saktësisht ka armë nukleare në botë? Publikohet harta që i tregon të gjitha! (Foto)

Koreja e Veriut mund të ketë edhe tri herë më shumë armë nukleare sesa ekspertët deri tani kanë vlerësuar, shkruan Washington Post.

Agjencia Inteligjente e Mbrojtjes (DIA) publikoi në korrik raportin ku thuhet se “udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, aktualisht kontrollon rreth 60 copë të armëve nukleare”.

E ky numër, siç shkruan Index.hr, përcjell Telegrafi, është dukshëm më i madh nga vlerësimi i Institutit Ndërkombëtar për Studime të Paqes në Stokholm (SIPRI), i cili pretendon se bëhet fjalë për rreth 10 deri 20 copë.

Ndërkaq, Buletini i Shkencëtarëve Atomik ka publikuar një hartë e cila tregon se në cilat vende gjenden armët nukleare dhe ka bërë vlerësimin e numrit të armëve në çdonjërin prej tyre. Totali i tyre thuhet të arrijë në 14,995.

Sipas hartës, Koreja e Veriut ka më së paku armë nukleare nga këto 9 shtete. Numri më i madh ndodhet në Rusi, 7000, dhe pastaj Shtetet e Bashkuara me 6800 copë.

Po sipas të njëjtave të dhëna, në Francë ndodhen 300 copëza të armëve nukleare, e në Kinë 270.

Pas saj është Britania e Madhe me 215, pastaj Pakistani me 140 dhe India me 130 copë. Izraeli ka 80 copë dhe Koreja e Veriut vlerësohet se ka nga 30 deri në 60 copë.

Lajmi është publikuar në mes të tensioneve më të mëdha midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut, të përcjella me deklarata kërcënuese nga të dyja palët, pasi Koreja e Veriut ka thënë planifikon të lansojë disa raketa në territorin amerikan Guam. /Telegrafi/

Exit mobile version