Telegrafi

Ku mbeti ‘fair-play’? Verratti shënon gol të bukur teksa portieri kundërshtar ndihmonte Matuidin (Video)

Paris Saint-Germain fitoi ndaj Bastias me rezultat 5-0 në Ligue 1.

Golin e dytë në këtë takim e shënoi Marco Verratti.

Goli i italianit vazhdon të komentohet në rrjetet sociale, pasi ylli i PSG gjuajti drejtë portës teksa portieri kundërshtar, Jean-Louis Leca, ishte duke e ndihmuar Blaise Matuidin.

Dhe normalisht kjo gjë jo-sportive ka bërë që Verratti të kritikohet nga tifozët. /Telegrafi/