Telegrafi

Ku mbeti fabrika në Drislla, që duhej të ndërtohet deri në vitin 2018?

Nuk është ndërtuar asgjë nga fabrika e premtuar në Drislla që duhej të prodhojë rrymë elektrike nga hedhurinat, e që duhej të jetë gati deri në vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fitues i tenderit të shpallur në vitin 2013 ishte kompania italiane ”FCL Ambiente”, mirëpo asgjë nuk është ndërtuar deri tani. Në Drislla nuk ka as furë për shkatërrimin e hedhurinave medicinale, as ndonjë uzinë për shkatërrimin e mbetjeve industriale, diçka gjithashtu e premtuar.

Hulumtimi i BIRN tregoi se firma italiane e lartëpërmendur nuk ka patur përvojë në këtë fushë dhe është themeluar disa ditë para fundit të afatit për aplikim, e megjithatë e ka fituar tenderin.

Hulumtimin e plotë të BIRN e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/