Site icon Telegrafi

Ku Klux Klan ëndërron të ringrihet sërish pas 150 vjetësh

Lindur në pluhurin e Jugut pas Luftës Civile, Ku Klux Klan vdiq dhe u rilind para se të humbiste luftën kundër të drejtave civile në 1960, shkruan AP.

Anëtarësia ra, grupi u copëtua, anëtarët mëse njëherë përfunduan në burg për një varg sulmesh vdekjeprurëse kundër zezakëve.  Shumë menduan se grupi vdiq – fantazma me rrobë të bardhë e urrejtjes dhe e dhunës, transmeton Syri.net.

Por sot, KKK është gjallë ende dhe ëndërron të rindërtohet mbi atë që ishte njëherë: Një perandori e padukshme e supremacisë së bardhë që i fut tentakultat e saj në shoqëri.

Kur shënoi 150 vite ekzistencë, Klani po përpiqet të riformojë veten për një epokë të re.

Anëtarët e Klanit ende mblidhen  me dhjetëra nën qiellin plot yje të Jugut për t’u vënë zjarrin kryqeve, netëve dhe janë shfaqur në lagjet periferike të Jugut të Thellë deri lart në Veri, muajt e fundit.

Ndoshta jo aq shumë i mirëpritur nga kundërshtarët, disa organizata të pavarura të Klanit thanë se ato janë duke u bashkuar me grupime të mëdha për t’u forcuar.

“Ne do të punojmë për një Klan të unifikuar ose me aleanca këtë verë,” tha Brend Waller, kreu i njerës prej tyre, i “United Dixie White Knight” in Mississipipi.

Exit mobile version